Policia marokene sekuestron 1,5 tonë kokainë të fshehur në banane
3 Janar 2024 |
08:16
Policia marokene tha se sekuestroi 1,488 ton kokainë të fshehur në kuti bananesh në portin verior të Tangier.
Droga u gjet në një kontejner në një anije që lundroi nga Amerika e Jugut drejt Turqisë nën flamurin e një vendi evropian, sipas një deklarate të policisë, transmeton Reuters
Operacioni u krye në koordinim me shërbimet spanjolle të sigurisë, tha policia marokene, duke theksuar se hetimi është në vazhdim.
Në tetor, policia marokene kapi 1.37 tonë kokainë në Casablanca, kujton Reuters.
Droga ishte fshehur në një ngarkesë peshku të importuar të gjetur në një kompani shpërndarjeje në qytetin më të madh të Marokut, dhe ngarkesa ishte importuar nga Amerika Latine dhe shkonte përmes Spanjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin