Kimmich në orbitën e Liverpool, në garë dhe Man United, Sancho pranë Dortmundit

3 Janar 2024 | 14:56

Joshua Kimmich është padyshim ndër mesfushorët më të mirë në botën e futbollit, me gjermanin që kërkohet nga disa skuadra.

Krahas Barcelonës, garës për shërbimet e tij i janë shtuar dhe Liverpool e Manchester United, me 28-vjeçarin që pavarësisht rëndësisë që ka tek bavarezët, është i pakënaqur.

Në këtë situatë, mesfushori është në kërkim të një tjetër skuadre, ndërsa në verë mund të ndryshojë destinacion.

Emrat e qarkulluar të futbollistëve janë të shumta përgjatë merkatos së janarit apo edhe më tepër në atë të verës. Jadon Sancho cilësohet si afrimi më i ri i Dortmundit, i cili po rikthen në formë huazimi, ish lojtarin të cilin në vitin 2021 e shiti drejt Old Trafford. Verdhezinjtë njihen tanimë për mënyrën e tyre të vecantë të menaxhimit të lojtarëve, ndërsa me një Sancho të padëshiruar në ishull, Gjermania do të ishte destinacioni ideal.

Dëmtimet në repartin difensiv bëjnë që Reali i Madridit të këmbëngulë për një rikthim të Raphael Varane. Francezi i cili është në dyshim tek djajtë e kuq, po ashtu do ta përqafonte një rikthim në skuadrën që e bëri të njohur. Drejtuesit e klubit anglez po ashtu kanë vendosur të mos e rinovojnë kontratën e shtatlartit, duke e shtyrë edhe më tej këtë të fundit, të gjeje një skuadër përpara verës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026