Dramë portugeze në Torino, Juvntus eliminohet nga Porto, kualifikohet Borussia Dortmund

10 Mars 2021 | 08:46

Juventus befasohet në Torino nga Porto.

Skuadra e Andrea Pirlos arriti që të fitonte 3-2 pas kohës shtesë, megjithatë portugezët kalojnë në raundin tjetër të Champions League, falë golit në fushën kundërshtare.

Një ndeshje tepër dramatike, me Porton që e gjeti e para rrugën e rrjetës, megjithatë në fraksionin e dytë Chiesa ringjalli bardhezinjtë me dy gola, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Edhe pse që nga minuta e 54 me dhjetë lojtarë, Porto bëri mrekullinë duke shënuar golin e barazimit pesë minuta para fundit të lojës.

“Knock out” për Juventusin, që edhe pse shënoi me Rabiot pak sekonda më vonë, nuk mundi që të ndryshonte fatin e takimit. Bardhezinjtë e shohin veten jashtë ligës së kampionëve, duke dëshmuar një edicion zhgënjyes, pasi eliminohet mjaft shpejt nga arena ndërkombëtare.

Për në raundin tjetër të Champions arriti të kualifikohej Borusia Dortmund, që barazoi 2-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Sevillas. I magjishëm Haaland, i cili shënoi 2 gola dhe ishte i jashtëzakonshëm në fushën e lojës.

Një kualifikim i merituar për gjermanët, të cilët kishin fituar një javë më parë 3-2 në përballjen e vajtjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026