Berisha thirrje mbështetësve nga dritarja: Vazhdojmë të pamposhtur mosbindjen civile

3 Janar 2024 | 18:18

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili prej 30 dhjetorit është vendosur në “arrest shtëpie” ka mbajtur mbajtur fjalën e tij për simpatizantët demokratë me anë të një mikrofoni e duke dalë në dritare.

Ai u bëri thirrje mbështetëve që të vazhdojnë aksionin me mosbindje civile, pasi sipas tij nuk ka gjë më të rëndësishme se përmbysja e Edi Ramës.

“Do të vazhdojmë të pamposhtur me mosbindje civile kundë kësaj diktature. Zoti të vret kur armikut nuk i thua armik. Jetojmë në një vend ku ligji shkelet çdo ditë dhe zëvendësohet me kushtetutën e Edi Ramës. Jetojmë në një vend ku 90% e gjithçkaje që krijohet vidhet dhe shpërdorohet nga Edi Rama.

A ka gjë më të madhe se së bashku të firmosim përmbysjen e kësaj diktature të dytë në këto 32 vite? A ka gjë më të madhe se ta kthejmë shqipërinë në dheun e Shqiptarëve dhe jo të Edi Ramës, Sorrosit…Duhet të ngrihemi me guxim është koha e guzimtarëve!”-tha  Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026