Vjosa Osmani në takim me Cameron: Diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar këtë të enjte sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron.
Me anë të një postimi në Facebook, presidentja Osmani ka thënë se nisja e vitit me aleatë të palëkundur tregon thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.
Sipas saj ky takim simbolizon forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë.
“Fillim i vitit me aleatë të palëkundur të Republikës sonë.
Kënaqësi të mirëpres sot Sekretarin e Jashtëm britanik, Lordin Cameron, me të cilin diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë”, shkruan Vjosa Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq