‘Familja mbretërore nuk është raciste’, princi William reagon për herë të parë pas akuzave të të vëllait

11 Mars 2021 | 17:57

Duka i Kembrixh, princi William, ka reaguar për herë të parë pas komenteve të bëra nga vëllai i tij princi Harry dhe bashkëshortja Meghan Markle.

I pyetur nga një gazetar teksa po largohej nga një shkollë në Londër, nëse familja mbretërore e Britanisë është familje raciste, William u shpreh: “Ne nuk jemi aspak një familje raciste”.

Duka i Kembrixh u pyet gjithashtu nëse ka biseduar me vëllain e tij që pas intervistës që dha në televizionet amerikane, por princi William pohoi se nuk ka folur me princin Harryn, por u shpreh se do të flasë së shpejti me të.

Të martën, pallati mbretëror i konsideroi shqetësuese deklaratat e princit Harry dhe Meghan Markle për ngjyrën e fëmijës së tyre, dhe tha se çështja do të adresohet privatisht.

Në një intervistë të shumëpritur përballë Oprah Winfery, disa ditë më parë Meghan Markle u shpreh se ishte e tronditur nga mënyra sesi ishte reaguar për ardhjen në jetë të djalit të saj Archie.

“Në muajt kur isha shtatzënë, gjatë të gjithë kohës ishte e njëjta gjë e njëjta bisedë; ai nuk do të japë siguri, atij nuk do t’i jepet asnjë titull e po ashtu kishte shqetësime e biseda sesa e errët do të ishte lëkura e tij kur të lindte”, rrëfeu dukesha.

Gjatë intervistës Meghan Markle rrëfeu se kishte qenë, e palumtur e madje kishte menduar edhe të vetëvritej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026