GJKKO lë në burg nipin e ish-deputetit të PS Rrahman Rraja

4 Janar 2024 | 11:43

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Ramazan Rrajën, duke rrëzuar kërkesën  për një masë më të butë sigurie.

Nipi i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, u arrestua më datë 19 prill të vitit 2023 në ambientet e një lokali ku kishte shkuar për iftar, në Urën e Goles pa shkuar në Fushë Krujë.

Rraja ishte nën shoqërinë e Luiz Konomit, një personazhi nga Elbasani i njohur në botën e krimit me nofkën “Çupja”.

Ky i fundit u arrestua gjithashtu, pasi ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Rraja ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti, në lidhje me atentatin ndaj prokuroit Arjan Ndoji, ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.

30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, dhe dhënies së masës së sigurisë “Arrest me burg”, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin  “Durrës – Lezhë  – Tiranë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026