Japoni/Në garë me kohën, skuadrat e shpëtimit nxitojnë për të mbijetuarit e tërmetit
Skuadrat e shpëtimit në Japoni janë në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar të tërmetit 7.6 ballë të së hënës, që ndodhen nën rrënojat e godinave.
Autoritetet në Ishikaua bënë të ditur se 180 persona konsiderohen të humbur, përfshirë një 13-vjeçar.
Kryeministri Fumio Kishida u bëri thirrje institucioneve përkatëse që ta trajtojnë shpëtimin e jetëve me prioritet.
“Ka ende shumë njerëz të bllokuar poshtë godinave të shembura që presin ndihmë. Ne do të shtojmë të gjitha përpjekjet në terren për të shpëtuar sa më shumë njerëz”, tha Fumio Kishida, kryeministër i Japonisë.
Rreth 30 mijë banesa në prefekturën Ishikaua kanë mbetur pa energji, ndërsa mbi 110 mijë shtëpi të tjera në prefekturat Tojama dhe Nigata janë pa ujë të pijshëm.
Që nga mëngjesi i së enjtes, me orën lokale, në zonat në fjalë janë regjistruar thuajse 600 lëkundje.
Autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet e shumta mund të rrisin rrezikun për rrëshqitje toke.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje