Negociatat për presidentin, Krasniqi: Nëse shkohet sërish në zgjedhje, dëmtohen partitë humbëse
Jeta Krasniqi, përfaqësuese e Institutit Demokratike të Kosovës tha për Euronews Albania se fitorja e thellë e LVV dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe 58 mandatet e marra prej tyre ua bëjnë të lehtë krijimin e qeverisë, për të cilën nuk nevojitet një koalicion i madh.
Sipas saj është zgjedhja e presidentit të ri për të cilin duhen 2/3 e votave ajo që ka nxjerrë në terren Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për t’u konsultuar me partitë opozitare dhe për të marrë miratimin e tyre.
Znj. Krasniqi tha se fakti që Osmani dhe Kurti vijnë me dy emra të panegociueshëm për kryeministrin dhe presidentin mund t’i bëjë të vështira negociatat, por nëse nuk arrihet kuorumi për presidentin e ri vendi automatikisht shkon në zgjedhje të parakohshme, çka është në dëm të partive humbëse siç është edhe LDK, objektivi i të cilës për momentin është ristrukturimi dhe reformimi.
“Mbeten të shihen kërkesat e opozitës ndaj Osmanit dhe Kurtit. Nëse nuk kemi kuorumin, nëse nuk zgjidhet presidenti shkohet sërish në zgjedhje, dhe barra do të bjerë mbi partitë që humbën zgjedhjet e para që nuk e kanë të lehtë të shkojnë sërish në zgjedhje”, tha znj. Krasniqi.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin