Argita për kryetare të PD? Avokati: Nga do të vijë kreu i ri i kësaj force politike

4 Janar 2024 | 22:43

Avokati Redi Ramaj është shprehur se sheh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike si organin më përbashkues të kësaj force politike.

Komentet Ramaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nuk e sheh të arsyeshme që vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, të marrë drejtimin e Partisë.

Ai tha se formimi i liderit duhet të bëhet në një proces brenda partisë.

“Si opozitar shoh si shqetësim që PD e provoi njëherë dhurimin e lidershipit dhe mbajtjen e një kohe të gjatë të një lideri dhe jemi në këtë situatë. Pra nuk mund të dhurohet lidershipi, qoftë edhe për vajzën e zotit Berisha.

Zonja Malltezi vetëm për këtë periudhën e fundit është angazhuar në retorikë politike. Mendoj se formimi i liderit është një proces brenda partisë.

I vetmi organ brenda PD-së që është bashkues, është grupi parlamentar, i cili ka rritur numrat e deputetëve. Drejtimin e PD pas situatës së Berishës, do të vijë nga brenda Grupit Parlamentar, se nuk shoh alternativa të tjera”, tha Ramaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026