Barometri: Çfarë aktivitetesh kulturore kanë frekuentuar shqiptarët vitin e fundit

5 Janar 2024 | 20:15

Nga një listë e gjatë dhe gjithëpërfshirëse aktivitetesh kulturore që u është dhënë qytetarëve për të zgjedhur, mbi atë çfarë ata kanë frekuentuar më së shumti vitin e fundit, rezulton se shumica e tyre kanë qenë në parqe arkeologjike.

Parqet arkeologjike kanë perqindjen më të madhe të frekuentimit për vitin 2023 me 38 përqind.

Me pas renditen muzeumet me 28 përqind dhe kinemaja me 25,5 përqind.

Surprizuese janë koncertet me pagesë të cilat renditen menjëherë pas kinemave, me 23,9 përqind të qytetarëve që shprehen se i kanë frekuentur vitin e fundit .

Teatri renditet  më pas me 16,7 përqind. Më pak shqiptarë të pyetur kanë frekuentuar gajtë vitit 2023 ekspozita arti, apo shfaqje opera dhe baleti me 11,6 përqind dhe 4,6 përqind .

Sa i përket të rinjve Barometri zbulon se shumica e tyre kanë zgjedhur, parqet arkeologjike, kinematë dhe koncertet.

Ndërkohë sa i përket operas dhe baletit shifra e atyre qe s’kanë qenë asnjëherë në jetë është në nivelin e 86,9 përqindëshit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025