Biden për Trump: Është i gatshëm të sakrifikojë demokracinë për pushtetin

6 Janar 2024 | 08:26

Në fjalimin e tij të parë të fushatës së vitit 2024, presidenti amerikan Joe Biden shënjestroi kundërshtarin e tij të mundshëm zgjedhor, Donald Trump, si një kërcënim themelor për demokracinë amerikane. Biden sulmoi ambiciet e tij, duke iu referuar vazhdimisht sulmit të vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Trump.

“Fushata e Trump është përqendruar vetëm tek ai, jo tek Amerika”, tha Biden duke shtuar se Trump është i gatshëm të sakrifikojë demokracinë për pushtetin. “Nëse demokracia është ende kauza e shenjtë e Amerikës është çështja më urgjente e kohës sonë. Kjo është ajo që kanë të bëjnë zgjedhjet e 2024.”

Gjatë fjalimit në Pensilvani, Biden akuzoi gjithashtu Trump për përdorimin e retorikës së “Gjermanisë Naziste”. “Ai po flet për gjakun e helmuar të amerikanëve, duke përdorur të njëjtën gjuhë që përdorën në Gjermaninë naziste”, tha ai, duke argumentuar se Trump refuzon të heqë dorë nga dhuna politike.

Donald Trump, në një tubim në Iowa, iu përgjigj akuzave duke thënë se drejtuesi aktual i Shtëpisë së Bardhë është “kërcënimi real për demokracinë amerikane”.

“Për shkak të paaftësisë së tij të madhe, Biden është presidenti më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara: ai është i paaftë, ai është i pandershëm. Ai po shkatërron vendin tonë si askush tjetër.”, tha Trump.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026