Shpërthimet vdekjeprurëse, Irani mbyll kufijtë me Afganistanin dhe Pakistanin
Irani njoftoi të premten se po i mbyll kufijtë e vet me dy vendet fqinje, Afganistanin dhe Pakistanin, për ta rritur sigurinë, pasi shpërthimi i dy bombave i vrau afro 100 njerëz në qytetin juglindor, Kerman, më 3 janar.
Agjencia iraniane ISNA e citoi ministrin e Brendshëm të Iranit, Ahmad Vahidi, duke thënë se Qeveria iraniane i ka tani prioritet pikëkalimet kufitare përgjatë kufijve me Afganistanin dhe Pakistanin, të cilat kanë një shtrirje prej gati 1.000 kilometrave.
Së paku 89 njerëz u vranë nga këto shpërthimet gjatë shënimit të përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik, i cili tha se dy prej anëtarëve të tij i aktivizuan jelekët e mbushur me eksplozivë në tubimin ku po shënohej përvjetori i vrasjes së Qasem Soleimanit në qytetin juglindor të Iranit.
Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha të premten më herët për televizionin shtetëror se disa të dyshuar janë arrestuar.
“Agjencitë e afta të inteligjencës së vendit tonë kanë gjetur pista shumë të mira në lidhje me elementet e përfshira në shpërthimet terroriste në Kerman, dhe një pjesë e atyre që patën gisht në këtë incident janë arrestuar”, tha ai, pa shpjeguar.
Qeveria e Afganistanit, e udhëhequr nga talibanët, dhe Ministria e Jashtme e Pakistanit, nuk kanë reaguar ende ndaj njoftimit për mbylljen e kufijve. Të dyja vendet e dënuan sulmin e 3 janarit.
Iranianët marrin pjesë në varrimin e viktimave të dy shpërthimeve vdekjeprurëse të 3 janarit në Kerman, e premten, 5 janar 2024, shkruan REL.
Në të kaluarën, Teherani i ka akuzuar këto dy vende për lejimin e emigrimit të jashtëligjshëm, dhe nganjëherë lejimin e terroristëve të kalojnë kufirin dhe ta dëmtojnë sigurinë kombëtare të Iranit.
Në Afganistan, talibanët po e luftojnë Shtetin Islamik-Khorasan (IS-K), i cili është degë lokale e Shtetit Islamik, prej se u themelua më 2015.
Irani dhe fqinjët e Afganistanit nga Azia Qendrore, si dhe Rusia, i cilësojnë Shtetin Islamik dhe IS-K si kërcënim të madh ndaj sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti zbulon mesazhin: Si e kërcënoi SHBA Iranin për të mos sulmuar Izraelin
- Shpërthimet vdekjeprurëse në Iran, Shteti Islamik merr përgjegjësinë
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734