Dyshohet se shtyu gruan drejt vetëvrasjes, kush është Xhemal Loka (FOTO)
Është arrestuar nga policia e Durrësit, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri. Ka dyshime se Xhemal Loka ka shtyrë gruan e tij drejt vetëvrasjes.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se Loka është me precedentë penalë të mëparshëm.
Në vitin 2001 ka bërë 20 muaj burg në Shqipëri për vjedhje.
Në vitin 2013 ka bërë 1 vit burg ne Zvicer.
Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ka bere 6 vjet e 3 muaj burg në Francë.
Loka jetonte në emigrim në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi më 27 Dhjetor, së bashku me djalin e tyre të madh, për festat e Vitit të Ri.
Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve, tre djemve dhe një vajze, dhe dëshmitë e tyre kanë qenë kyçe në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, ku kanë treguar se prindërit kishin konflikte.
Bashkëshorti i të ndjerës kishte fshehur edhe telefonin e tij, ndërsa policia i ka gjetur edhe një automatik.
Xhemal Loka në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit. Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.
Xhemal Loka ka deklaruar se një natë para ngjarjes e shoqja ka qenë në rregull dhe s’ka patur shqetesime.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni