Hoxhaj pas takimit me Osmanin e Kurtin: PDK kërkon 10 përgjigje për t’i përkrahur institucionet e reja
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin tha se sjellja e tij karshi konstituimit të institucioneve varet nga dhjetë qëndrimet që iu ka lënë në tavolinë.
Zoti Hoxhaj tha se Kurti fillimisht duhet përgjigjet për dhunën politike e një sërë temash tjera.
Ndërkohë, ai theksoi se vendimin final për zgjedhjen e presidentit do ta marrin në organet e partisë.
“Sjellja jonë në konstituimin e institucioneve të vendit varet prej qëndrimeve që i kemi ngritur në takim: distancimi prej dhunës politike, dialogu me Serbinë dhe kërkim-falja, anulimi i asociacionit, rishikimi i vijës kufitare me Malin e Zi, marrëveshja e Uashingonit, mini-shengeni, reciprociteti me Serbinë”, tha ai.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani nisin sot takimet me partitë politike për krijimin e institucioneve të reja.
Puna për konsitutimin e institucioneve të reja në Kosovë nisi pasi më 13 shkurt KQZ certifikoi zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nga rezultati përfundimtar i certifikuar sot në KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve me 50.28% të votave.
Lexoni gjithashtu:
Kosovë, KQZ-ja certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit
Presidenti dhe institucionet e reja, Kurti dhe Osmani ‘negociata’ me PDK dhe AAK, refuzon LDK
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit