71-vjeçari i dashuruar pas motorit: Është si grua e dytë, do puthje e përkëdhelje
Timi, 71-vjeçari i dashuruar pas motorëve rrëfen marrëdhënien e veçantë me “Harley-Davidsonin” e tij.
Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, Timi shprehet se motori shndërrohet në një grua të dytë, pasi edhe ai duhet përkëdhelur, puthur e duhet mbajtur mirë.
Madje ai shprehet se më shumë puthje i ka dhënë motorit sesa bashkëshortes, pasi sipas tij, gruaja edhe të thotë ‘jo’.
“Motori të bën burrë. Harli është motor burrash. Ça janë kta të tjerët honda… Ata janë motora të lehtë, për të ecur shpejt, Harli është motorr burrash. Motori i parë ka qenë Java. Isha 13-14 vjeç. Ishin motorat e kryetarëve të koperativave, ua merrnim fshehtas.
Gjithë kalamajt trazovaç kanë qenë. Jam 71-vjeç, motori është adrenalinë, të mban gjallë. Motori është si një grua tjetër. Gruaja do përkëdhelje, do një puthje dhe motori i do këto. Motorit i kam dhënë më shumë përkëdhelje sesa gruas.
Motorin e përkëdhel më shumë se gruan, se gruaja do, s’do, kurse motori nuk thotë jo. Gruaja edhe thotë jo, ‘ik më lërë rehat se sta kam qejfin thotë’. Në atë kohë as makina private nuk kishte. Vathin e kam vënë para 6-7 vitesh, kohët e fundit”, tha Timi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta