Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas çiftin e bashkëshortëve me motor
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Korçë -Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motor me të cilin lëviznin dy persona. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motor.
Ata janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime të shumta.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës