Momenti pak para vrasjes së Behar Sofisë, autori i dyshuar çalon për t’u maskuar
Këto janë pamjet pak minuta para ekzekutimit të Behar Sofisë mëngjesin e 25 shkurtit. Ora shënon 08:36 dhe me duar në xhepa 66-vjeçari duket në pamje të parë i pa shqetësuar.
Është pikërisht ky moment kur autori i dyshuar vrasjes, Ernejt Shyti, 24 vjeç sinjalizohet nga ndihmësit e tij, “Doli”, “Nga bregu i Lanës”.
Vetëm pak sekonda pas këtyre mesazheve, ndërsa Sofia kalon me nxitim vija e bardha për të vazhduar më pas të ecë në trotuar buzë Lanës në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Autori i dyshuar ndërsa fillimisht po i afrohej Sofisë bën një kthim 180 gradë në mes të rrugës për të ndjekur nga pas 66-vjeccarin.
Gjithë këto lëvizje ai i bën duke u hequr si një person që ka probleme me njërën këmbë.
Autori i dyshuar i veshur me një kostum sportive e që në fytyrë mban maskë anti-covid kalon mes grumbullit me automjete dhe e ndjek 66-vjeçarin për rreth 30 metra deri sa e qëllon me dy plumba që i morën jetën.
Më pas po duke çaluar ai lëviz në drejtim të urës së Lanës aty ku kishte lënë biçikletën me të cilën largohet nga vendngjarja në drejtim të Kodrave të Liqenit.
Janë pikërisht këto momente pak para ekzekutimit të Behar Sofisë dhe një sërë provash të tjera që çuan hetuesit tek 24-vjeçari, Ernjet Shyti dhe 3 bashkëpunëtorët e tij Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha. Të 4 këta persoan të dyshuar si autorët e vrasjes së Behar Sofisë u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg” këtë të hënë të dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Në seancën gjyqësore që ka zgjatur rreth 45 minuta, 24-vjeçari Shyti në rolin e ekzekutorit ka refuzuar të flasë ndërsa 3 bashkëpunëtorët e dyshuar të tij kanë mohuar kategorikisht përfshirjen në atentatin mafioz. Policia kërkoi sërish dy ditë më parë për armën, pranë vendit ku ndodhi krimi në bë praninë e vetë vrasësit, por nuk e gjeti.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West