“10 fëmijë në ditë amputohen në Gaza”,-organizata Save the Children
Më shumë se 10 fëmijë në ditë, mesatarisht, kanë humbur njërën ose të dyja këmbët në Gaza që nga fillimi i konfliktit tre muaj më parë.
Kjo është raportuar nga Save the Children, duke raportuar në një shënim se që nga 7 tetori, sipas Unicef, më shumë se 1,000 fëmijëve u është amputuar njëra ose të dyja këmbët.
Lufta u nxit pas sulmeve të grupit radikal Hamas më 7 tetor në jug të Gazës, ku Hamasi vrau 1.200 persona dhe mori peng rreth 250 të tjerë.
Për shkak të kundërpërgjigjes izraelite përmes sulmeve nga toka, ajri dhe deti, deri më tani në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 22.700 palestinezë dhe janë plagosur mbi 58.000 të tjerë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.
Zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se rreth dy e treta e viktimave ishin gradhe fëmijë. Izraeli fajëson Hamasin për numrin e lartë të civilëve të vrarë, sepse sipas Izraelit, grupi radikal operon në zonat e populluara me civilë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë