Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të Bedrie Lokës: Kemi pasur konflikte, por e doja
Këtë të diel u trajtua në emisonin “Review” rasti tragjik i vetëvrasës së 41-vjeçares në Durrës, Bedrie Loka. Nëna e 4 fëmijëve dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës pas bullizmit në Tik Tok me postime denigruese kundrejt personit të saj.
Si i dyshuar për shkaktim të vetëvrasjes është edhe bashkëshorti i të ndjerës Xhemal Loka i cili në dëshminë e tij pranon të kenë pasur konflikte si çdo çift tjetër, por mohon ta ketë dhunuar të shoqen qapo t’i ketë shkaktuar asaj vetëvrasjen.
“Kam tre djem dhe një vajzë që e kam të fejuar. Gruaja ime ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit. Vetëvrasja e mund të ketë ardhur si pasojë e hapjes së një adrese TikTok-u në emrin e saj. Një natë para se të vetëvritej nuk ka pasur shqetësime, ka qenë e qetë duke festuar vitin e ri.
Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi me mjetin e vëllait drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi.”, ka deklaruar Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares, e cila i dha fund jetës duke pire fostoksinë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta