Vdekja e Bedrie Lokës, i vëllai: E vrau bashkëshorti, çfarë më tha në shtator

6 Janar 2024 | 14:29

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku Bedrie Loka, 41-vjeç u vetvra pasi i hapën një profil fals në rrjetet sociale.

Burime bëjnë me dije se djali i madh i viktimës ka dëshmuar se e ëma ka qenë viktimë e dhunës, ndërsa një nga këto ditë, pas kthimit në shtëpi Xhemal Loka e kishte marrë në makinë Bedrien dhe e kishte dërguar në drejtim të Durrësit me shpejtësi duke i thënë se do e vriste.

Avdi Bushi, vëllai i madh i Bedrie Lokut deklaron se motrën nuk ia vrau Tik Tok, por bashkëshorti i saj me të cilin nuk gëzoi asnjë ditë të bardhë gjatë 23 viteve martesë.

Ai thotë se motra u dhunua dhe kishte shenja në trup, ndonëse në ekspertizën mjeko-ligjore nuk raportohen shenja dhune.

“Bedrien e Vrau burri. Do i lutem shtetit shqiptar, policisë që të zbardh të çështjes. Ju lutem mos ma rëndoni fytyrën e motrës. 23 vjet martesë dhe 23 vite të bardha motra ime me atë burrë nuk i ka parë. Ai ka qenë vetëm burgjeve. Me 1 shtator më tha se nuk i kam mirë punët e Xhemal Loka. Dua që për fëmijët të ketë psikolog. Kam besim te policia prandaj s’kam vepruar. Motra kishte shenja dhune. Çuni i madh ka thënë se Bedrien e ka marrë Loka dhe e ka çuar me shpejtësi  në Durrës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026