I afërmi i Xhemal Lokës: U vodhën 30 mijë euro dhe ai s’i tha asnjë gjë Bedries

8 Janar 2024 | 12:59

Këshëriri i Xhemal Lokës, Lazim Loka, është shprehur se Bedria (41-vjeçarja që u vetëvra në Durrës) nuk ka qenë e kërcënuar nga bashkëshorti i saj.

Komentet ai i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se një natë para Vitit të Ri, Xhemali bashkë me Bedrien dhe fëmijët kanë qenë duke pirë kafe dhe nuk kishin konflikt me njëri-tjetrin.

Ai hodhi akuza ndaj vëllezërve të Bedries, të cilët sipas tij, kanë kërcënuar fëmijët e saj që të thonë se i ati i tyre ka ushtruar dhunë ndaj saj.

“Jam Lazim Loka, kushëriri i Xhemal Lokës. Jemi miq të përzyer, unë kam motrën e tyre dhe kushëriri im ka motrën e tyre. Me sa di unë, u vodhën 30-40 mijë euro dhe Xhemal Loka nuk i tha gjë gruas së tij. Doli Tik Tok-u, Xhemal Loka mund të ketë pasur ndonjë debat, por debat për me pi helm nuk e ka. Një natë para Vitit të Ri, doli puna e Tik Tok, atë e ka qit kushërira e vetë, goca e tezes së saj dhe ai nuk i tha gjë.

Një natë para vitit të ri, shkoni se keni kamerat te Gëzim Loka, ka shkuar bashkë me fëmijët dhe Bedrien të pijnë kafe atje. Paratë Xhemal Loka i ka lënë te shpia, i ka bërë në Emigrim dhe i ka pas Bedria. Kjo çështje ka 5 vite. Ne ta themi këtë fjalë, sepse po të ishte për para do e kishte kërcënuar më parë. Avdi Bushi nuk i ka qenë motrës së vetë te shpia mbi 15 vite. Atë ditë që ka pi helmin Bedria, unë kam shkuar te spitali, Xhemal Lokën nuk e kam njohur, sa i ngarkuar ka qenë. ‘Çfarë më bëri mua kjo, mi la kalamajtë rrugëve’, më tha Xhemali.

Avdiu që është vllai i saj mbi 18 vjet nuk i ka qenë te shpia ai motrës së vetë. Kur e kishte keq motrën ai, pse nuk e merrte motrën ai, ta çonte te shpia. Ndërsa Mut Bushi, që ka motrën tonë, shihe sa denoncime ka motra jonë karshi tij dhe sa denoncime ka motra e Avdi Bushit karshi Xhemal Lokës. Fëmijët kanë thënë na ka kërcënuar Muda, vëllai i Bedries. E kam marrë në telefon edhe i kam thënë pse e ke kërcënuar vajzën…”, tha Lazim Loka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026