Vetëvrasja e 41-vjeçares, lihet në burg Xhemal Loka, dëshmia në Gjykatë

8 Janar 2024 | 13:52

Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka është lënë në burg.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se Loka ka kërkuar që seanca gjyqësore të zhvillohet në praninë e kamerave.

Ai ka theksuar para togave të zeza se bashkëshortes i ka thënë që të mos e vrasë mendjen për fotot e publikuara. Mes tjerash ai ka theksuar se Bedria ka qenë në kërcënim por jo nga ai, teksa ka shtuar se mes tyre nuk ka pasur dhunë.

“I kam thënë mos e vrit mendjen për foton e publikuar. Nuk arrita ta kuptoj atë që do bënte. Ky është gabimi im. I kam kërkuar të mos shkojë te prindërit pa njërin nga fëmijët. Nusja ime ka qenë në kërcënim, po jo nga unë. Debate kam bërë po kurrë të arrij puna ta dhunoj”-tha ai.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës Çlirim Gjona ka kundërshtuar masën arrest me burg të Lokës dhe ka kërkuar masën ‘detyrim paraqitje’.

“Nuk ka prova. Ka pasur debate si çdo familje, referuar edhe shtresës sociale Nuk ka pasur asnjë kallëzim nga familjarët e së ndjerës për dhunë për sa kohë ishte gjallë. Prokuroria nuk përmendi asnjë shkak për këtë masë. Lekët e gjetura janë mbledhur për varrimin”- është shprehur ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026