Xhemal Loka flet në Gjykatë: Na kërcënonte familja e Bedries, e fala për Tik Tok-un
Në gjykatën e Durrësit, po mbahet seanca për dhënien e masës së sigurisë për Xhemal Lokën, bashkëshortin i cili dyshohet se shtyu drejt vrasjes gruan e tij, Bedrie Loka.
Në gjykatë, Loka, mohoi akuzat dhe tha se e kishte falur gruan për mosmarrëveshjet që kishin lindur nga publikimet në rrjetin social Tik Tok.
Ai tha në sallën e gjyqit se ka pasur kërcënime nga ana e familjes së Bedries dhe i ka kërkuar asaj të mos dalë nga banesa e pa shoqëruar me një nga fëmijët.
“Nuk jam dakord me akuzën. Gruan e kam falur për Tik Tok-un. Na kërcënonte familja e Bedries, i kam thënë të mos dalë nga shtëpia pa një nga fëmijët”, tha ai.
Sipas hetimeve dyshohet se Xhemal Loka kur ishte kthyer nga Greqia, konkretisht më datë 27 dhjetor, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten me mjet prerës thikë në prezencë të njërit prej fëmijëve.
Por për këtë rast, 41-vjeçarja nuk kishte bërë kallëzim në Polici.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularët e bashkëshortëve Loka të cilët janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Një ngjarje e tillë mund të ishte parandaluar, pasi në dhjetor të viti 2022, 41-vjeçarja kishte bërë një kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adres false me emrin e saj, por autoritetet heshtën dhe sot përgjegjësia bie mbi ta.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga kallëzimi asnjë person nuk u vu para përgjegjësisë ligjore nga policia, por fatkeqësisht kjo situate shkaktoi viktimën e radhës.
LEXONI GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)