Publikohet fotoja e 23-vjeçarit të vrarë me snajper në Vlorë

8 Janar 2024 | 15:35

Personi që shihni në foton e mësipërme është 23-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në qytetin e Vlorës mbrëmjen e të dielës.

Ekzekutimi me një plumb në kokë i tij riktheu dhe njëherë hijet e hakmarrjes mes bandave në qytetin bregdetar.

22 vjecari kishte dalë për të pirë cigare në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati pranë Poliklinikës kur u qëllua nga distanca vetëm një herë.

Goditja rezultoi vdekjeprurëse për të riun. Gëzim Sinomataj, është djali i Sokol Sinomatajt, ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë, i njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”.

Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Vlorë nga Belgjika ku qëndron prej vitesh.

Ekzekutori, besohet se përdori një armë snajper.

Ngjarja ndodhi në orën 22:00 të mbrëmjes kur qyteti bregdetar nuk kishte energji elektrike.

Në kushtet e errësirës, ekzekutori i 22 vjecarit që dyshohet se është ndihmuar edhe nga të paktën dy persona të tjerë e kanë pasur të lehtë të largohen pa tërhequr shumë vëmendje.

Më shumë se një orë nga vrasja e Gëzim Sinomatajt, policia e Vlorës njoftoi se gjeti të djegur në lagjen “24 Maji” një makinë TIP BMV që besohet se u përdor për krimin.

Kjo skemë është përdorur thuajse pas të gjitha ngjarjeve të rënda kriminale vitet e fundit, pasi flakët shkatërrojnë gjurmët.

Duke përfituar nga errësira në zonën periferike, autorët kanë humbur gjurmët!

Forcat RENEA, Forca Kombëtare të Sigurisë dhe Delta forcë shkuan në ndihmë të policisë së Vlorës për kontrolle e posblloqe në kërkim të vrasësve.

Ekspertët e kriminalistikës mblodhën prova në vendngjarje, ndërsa për ekspertizë pritet të dërgohet edhe makina e djegur.

Rreth 15 persona, kryesisht anëtarë dhe të njohur të familjes Sinomataj mësohet se janë marrë në pyetje në funksion të hetimit.

Përplasja mes grupimeve kriminale është një ndër pistat kryesore, ndërsa nuk përjashtohet se objektiv i sulmit mund të ketë qenë xhaxhai i 22-vjecarit, Bernard Sinomati. Këtij të fundit i bënë atentat me tritol me 3 janar të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026