Shehi “gjen fajtorin” e tensionit në Elbasan: Kryeministri e filloi fushatën me rrugaçëri
Kryetari i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha se personat që ofendonin dhe shanin kreun e Partisë Demokratike dje në Elbasan nuk janë mbështetës politikë, por ai i etiketoi si “rrugeçër”.
“Opozita shqiptare nuk është më e mira në botë, por jemi këtu në funksion të një ndryshimi të madh. Çfarë ndodhi në Elbasan, ju turrën Edi Ramës i thanë “Rama ik”, mund të ishte evituar, por i thanë “Rama ik” dhe është një gjest politik. Militantët e tjerë nuk thonë “Luli ik”, se nuk janë politikë, por janë rrugeçër. Kjo s’është politikë. Kjo është rrugaçëri”, tha ai.
Ai thotë se situata e djeshme ndodhi pasi vetë kryeministri Edi Rama e nisi fushatën në mënyre të pahijshme dhe denigruese për kundërshtarin.
“Pse ka degjeneruar atje, sepse kryeministri e filloi fushatën me rrugaçëri, nuk tha se Dashamir Shehi është i pazotë, tha se ai pi alkool. Ky projektoi rrugaçërinë në fushatë. Rama ka policët e shtetit, ka shërbimin sekret, ka gardën kombëtare”, u shpreh Shehi në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti