Shemsi Prençi: E njoh familjen e Bedrie Lokës, ka pasur dhunë sistematike

8 Janar 2024 | 21:48

Shemsi Prençi, ish drejtues i policisë tha në “Now me Erla Mëhillin” se ai ka pasur njohje familjare me familjet e Bedries dhe me Xhemal Lokës.

Ai tha se nga informacionet e tij në çift ka pasur probleme gjithnjë, ndërsa e ndiera ka qenë viktimë e dhunës sistematike.

“Unë për shkak të një rrethane njohje të të dyja familjeve do të ndalem në dy momente kryesore. Të dy familjet janë nga e njëjta zonë ku jam dhe unë, fshatra fqinjë, janë dy familje të shkëlqyera në Dibër. Dy fise shumë të mëdha, si fisi Loka ashtu edhe fisi Bushi. Shumica e asaj zone kanë ardhur nga fshati Rrushkull në zonën e Sukthit.

Për hir të së vërtetës duhet pranuar që këtu ka ekzistuar dhunë. Unë i kam bërë thirrje vëllait të Xhemal Lokës që të mos kalojë në akuza reciproke siç ka thënë vëllai i të ndjerës që u shpreh se ajo në 23 vite martesë nuk ka bërë 23 ditë jetë dhe qetësi me atë burrë.

Përtej këtyre fjalëve që u përkasin familjeve, rezulton se ka pasur probleme në çift, ka patur dhunë sistematike, ka patur probleme edhe në qendrën e punës ku punonte e ndjera, për hir të asaj qasje të ndyrë që ka bërë sipas “të dhënave të fshatit” që një e afërme i ka bërë hapjen e llogarisë në Tik Tok dhe e ka denigruar për shkak të një konflikti të brendshëm që kanë pasur dy kushërira.

Mua më shqetëson më tepër fakti që çështja e Bedrie Lokës është bërë shqetësim në organet e policisë, është përcjellë në prokurori dhe absolutisht nuk ka marrë zgjidhje”,-tha Shemsi Prençi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026