“Të jetë familjar, punëtor dhe efiçent”, çfarë vlerësojnë më pak shqiptarët tek një deputet

15 Mars 2021 | 21:16

Efiçenca, të punuarit fort dhe të qenit familjar, janë ndër cilësitë që shqiptarët shohin si më pak të rëndësishme deputetët.

Kjo rezultoi nga sondazhi i tretë kombëtar i Euronews Albania me kompaninë MRB në lidhje me cilësitë që sipas qytetarëve duhet të ketë një deputet.

Të pyetur se kush janë “tre cilësitë më të rëndësishme që duhet të ketë një deputet”, vlerësimet më të pakta shkuan për:

  • Të jetë familjar – 5.9%
  • Të punojë fort – 4.2%
  • Të jetë efiçent – 0.7%

Këto cilësi u renditën shumë më poshtë se cilësitë që kishin të bënin me pastërtinë e figurës si “të mos jetë i korruptuar e të mos ketë lidhje me krimin”, “të jetë afër problemeve të njerëzve në zonë”, apo “të jetë njeri me integritet”.

Vlerësime të ulëta shkuan edhe për:
  • Të jetë mendje-hapur – 9.8%
  • Të jetë besnik me partinë që përfaqëson – 9.7%
  • Të ketë përvojë në biznes – 6.8%
  • Të ketë përvojë në politikë – 6.3%

Metodologjia

Sondazhi i tretë i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB u zhvillua në periudhën 25 shkurt – 9 mars në shtrirje të 12 zonave elektorale në nivel kombëtar. 1600 persona me të drejtë vote u pyetën lidhur me vendimet e tyre për zgjedhjet parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021