Tërmeti trondit sërish Japoninë, ende nuk ka paralajmërime për cunami

9 Janar 2024 | 11:47

Japonia është tronditur nga një tjetër tërmet disa ditë pasi një tërmet dhe cunami vranë më shumë se 200 njerëz.Tërmeti me magnitudë 6.0 ka tronditur të njëjtën pjesë të vendit që goditi tërmeti shkatërrues i Vitit të Ri. Asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar ende.

Sipas The Mirror, tërmeti i ri ka ndodhur me terrene ende të paqëndrueshme dhe me më shumë se 100 persona ende të pagjetur, pas lëkundjes fillestare. Autoritetet thanë sot se pothuajse 60,000 familje ishin pa ujë të pijshëm dhe 15,600 nuk kishin furnizim me energji elektrike. Kushtet e rrugëve në Japoni janë përkeqësuar nga ditët e shiut që kanë kontribuar në rreth 1000 rrëshqitje dheu.

Duke folur në një konferencë për shtyp sot, pas lëvizjes së fundit, kryeministri Fumio Kishida udhëzoi ministrat që “të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e gjendjes së izolimit (të komuniteteve) dhe të vazhdojnë aktivitetet këmbëngulëse të shpëtimit”.

Në qytetin Suzu të prefekturës Ishikawa, një grua rreth të 90-ave arriti të mbijetonte pesë ditë nën rrënojat e një shtëpie të shembur përpara se të shpëtohej të shtunën. Ekipet e shpëtimit u dëgjuan duke i thirrur gruas “mbahu këtu”.

Japonia përjeton qindra tërmete çdo vit, megjithatë shumica nuk shkaktojnë dëme për shkak të kodeve strikte të ndërtimit në fuqi për më shumë se katër dekada. Por shumë struktura janë më të vjetra, veçanërisht në komunitetet që plaken me shpejtësi në zonat rurale si Noto.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026