Cilat janë ligjet e bllokuara në parlament që kërkojnë 84 vota

9 Janar 2024 | 15:11

Parlamenti nuk mundi të votojë në sesionin e kaluar ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar me 84 vota. Amnistia penale, zgjedhja e avokatit të popullit, reforma zgjedhore dhe pagat e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese kanë mbetur në sirtarët e kuvendit dhe presin kartonët jeshil të deputetëve për tu miratuar.

Sesioni i ri parlamentar pritet të sjell me vete edhe projektligje të pa miratuara për shkak të mungesës së konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës. Amnistia penale për të dënuarit pret dritën jeshile në parlament për të liruar nga burgu rreth 600 të dënuarit për vepra të lehta penale.

Prej majit të 2022-it Erinda Ballancës i ka përfunduar mandati në krye të Avokatit të Popullit, por ngërçi i krijuar mes palëve politik ka bërë që ajo të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit të saj.

Drafti që rrit pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka mbetur ende në sirtarët e Kuvendit dhe pret bashkëpunimin e palëve.

Reforma Zgjedhore gjithashtu është një tjetër cështje që kërkon shumicë të cilësuar të votave për të korrigjuar rregullat e votimit.

Parlamenti ngriti një grup pune për korrigjimin e ligjeve të reformës në drejtësi, ligje të cilat ende nuk janë sjellë për votim por kërkojnë gjithashtu 84 vota.

Të hënën e 15 janarit, rifillon jeta parlamentare dhe socialistët e demokratët do të duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të miratuar ligjet me shumicë të cilësuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026