Zgjerohen investimet nga Kosova/ 50 mln € në Shqipëri, me interes ndërtimi e tregtia
Bizneset nga Kosova kanë rritur interesin për të investuar në Shqipëri. Ne vitin 2023, ato investuan mbi 50 milionë euro, kryesisht ne fushën e tregtisë dhe ndërtimit.
Tregtia dhe raportet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Kërkesat e dyanshme për investime kanë bërë që mes dy shteteve të ketë një interes të shtuar, sidomos pas vitit 2021.
Në analizën e Bankës së Shqipërisë, Kosova u rendit në vitin 2023, në vendin e katërt në listën e investitorëve të huaj në Shqipëri.
Deri në muajin shtator, fluksi i investimeve të reja ishte 50 milionë euro, duke zënë një vend të rëndësishëm pas investimeve nga Holanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.
Stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 277 milionë euro, në rritje vjetore me 46%, ndërsa investimet nga fqinjët janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit.
Edhe shuma e përgjithshme që reflektohet në analizën e investimeve të huaja direkte në 9-mujorin e parë në Shqipëri, arrin 1.1 miliardë euro, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta