Përgatitjet për duelin e shekullit në boks, Usyk “frikëson” kundërshtarin

9 Janar 2024 | 15:35

17 shkurti është një datë e madhe për boksin botëror, kjo për faktin se dy nga atletët më të mirë në historinë e këtij sporti përballen me njëri-tjetrin.

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk sfidojnë njëri-tjetrin në ring, ndërsa Arabia Saudite do të jetë gati për eventin e shekullit. Ukrainasi ka vijuar përgatitjet madje duke publikuar dhe pamjet në rrjetet sociale, duke provuar kështu të “frikësojë” kundërshtarin e tij.

Në anën tjetër, Fury i njohur si “Gipsy king” vijon punën në heshtje, duke qëndruar larg mediave dhe rrjeteve sociale. Oleksand Usyk postoi në rrjetet sociale një video gjatë stërvitjes së tij të fundit me pasha, duke treguar një formë të jashtëzakonshme trupore. E njëjta gjë ndodh edhe në ring me ukrainasin, i cili ka rrëmbyer rezultate pozitive, e fundit fitorja ndaj Daniel Dubois. Në anën tjetër, britaniku vjen pas triumfit me polemika ndaj Francis Ngannou.

Në një krahasim të drejtpërdrejt mes tyre, më me eksperiencë është Fury, 35 duele, 34 fitore dhe 1 barazim. Usyk në 21 përballje i ka të gjitha fitore, teksa numëron 14 prej tyre me KO, teksa kundërshtari i tij regjistron 24.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Usyk. The Cat. Oleksandr (@usykaa)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026