Caktohet data për duelin më të madh në historinë e boksit

15 Nëntor 2023 | 15:31

I konsideruar si dueli më i madh në historinë e boskit, tashmë është realitet, Usyk dhe Fury kanë vendosur datën kur do të ndeshen me njëri-tjetrin. Dy kampionët e padiskutueshëm prej kohësh kanë sfiduar njëri-tjetrin, e duket se tanimë gjithcka është zyrtare, boksi i shekullit luhet më 17 shkurt 2024 në Rihad të Arabisë Saudite.

Sipas asaj që mediat ndërkombëtare pohojnë, fituesi do të unifikojë të gjitha rripat në kategorinë e peshave të rënda, pra të bëhet pesha e rëndë e padiskutueshme më e mirë në botë.

Britaniku mban titullin WBC, i cili është njëkohësisht i vetmi që i mungon rivalit të tij ukrainas. Me fitoren e marrë ndaj Anthony Joshua, Usyk hipotekoi WBA, IBO, WBO dhe IBF. Përballjet e fundit respective po ashtu janë përmbyllur me sukses nga të dy, konkretisht Fury mposhti Franncis Ngannou, ndërsa Usyk fitoi me KO ndaj Dubois.

Kujtojmë se kjo sfidë ishte planifikuar të luhej më 23 dhjetor, por data pësoi ndryshime, duke llogaritur këtu dhe duelin me Ngannou, ndërsa tani është zyrtare, Riyadh do të presë UsykFury.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026