Ndërroi jetë në fushën e lojës/ Trupi i Dwamena drejt Rinasit, do të prehet në Ganë
13 Nëntor 2023 |
12:56
Ditën e sotme nuk do të ketë homazhe për futbollistin e Egnatias, Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në fushën e lojës në Rrogozhinë.
Sipas burimeve për EuroNews Albania, bëhet me dije se trupi i tij nga morgu i Tiranës do të shkojë në Rinas, që më tej të prehet në vendlindje, në Ganë.
Po ashtu bëhet me dije se një ceremoni nderimi mund të bëhet nga klubi i Egnatias në një ditë ende të pacaktuar.
Kujtojmë se 28-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke luajtur dhe dyshohet se ai kishte pasur probleme të hershme me zemrën.
Sipas disa burimeve, Dwamena besohet se përdore një defibrilator, një pajisje që përmirëson rrahjet e zemrës, në momentin që ky organ shfaq probleme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil