OKB: 40% e ukrainasve do të kenë nevojë për ndihmë humanitare këtë vit
Më shumë se 14.6 milionë ukrainas brenda vendit – apo rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme – do të kenë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, sepse lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë po vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim, tha Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (KCH).
Gjendja e tanishme humanitare ka shumë mundësi të përkeqësohet më shumë këtë vit, nëse luftimet vazhdojnë dhe nëse rriten sulmet ndaj energjisë dhe infrastrukturave të tjera të rëndësishme, tha KCH më 9 janar.
Sipas saj, lufta i ka detyruar rreth 6.3 milionë ukrainas të strehohen jashtë vendit, dhe në fund të këtij viti, 5.9 milionë refugjatë nga Ukraina u regjistruan në Evropë.
“Civilët po vriten dhe plagosen çdo ditë, ndërsa shtëpitë e tyre dhe infrastruktura e rëndësishme po shkatërrohet”, tha KCH.
Rusia i sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri më 8 janar, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike.
Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, u lëshuan sirena për sulme ajrore më 8 janar.
“Java e parë e janarit solli një valë sulmesh në Ukrainë, duke nisur nga 29 dhjetori deri më sot”, shtoi ajo.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë për t’i ndihmuar Ukrainën dhe fqinjët e saj për t’u ballafaquar me nevojat e vazhdueshme të popullsisë civile gjatë sezonit të dimrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset