Doli vullnetar për ushtrinë izraelite, plagoset rëndë aktori i serialit ‘Fauda’

10 Janar 2024 | 10:02

Një aktor izraelit, i njohur më së shumti për rolin e tij si ushtar i forcave speciale në serialin hit të Netflix “Fauda”, është plagosur rëndë në Gaza ndërsa luftonte për ushtrinë izraelite kundër Hamasit, sipas familjes së tij dhe spitalit ku ai po trajtohet.

Idan Amedi, 35 vjeç, është në gjendje kritike në ICU në Qendrën Mjekësore Sheba Tel Hashomer pranë Tel Avivit, tha një zëdhënës i spitalit.

Megjithatë, babai i yllit i tha faqes izraelite Walla!: “Nuk ka asnjë rrezik për jetën e tij”.

Amedi, i cili është me origjinë kurde, fitoi famë në vitet 2010 si kantautor përpara se t’i bashkohej kastit të “Fauda” në 2017. Ai luan një anëtar të një njësie të forcave speciale izraelite në serial, i cili ndjek një agjent izraelit i cili del nga pensioni për të ndjekur një luftëtar palestinez që mendonte se e kishte vrarë, sipas faqes zyrtare të shfaqjes në Netflix.

Amedi kishte dalë vullnetar për të luftuar për ushtrinë izraelite në Gaza pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, sipas bashkëkrijuesve të “Fauda”, Lior Raz dhe Avi Issacharaoff.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026