Shtyhet sërish gjyqi për Belerin, zbulohet shkaku

10 Janar 2024 | 13:51

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është shtyrë për në datë 25 janar.

Shkak për shtyrjen u bë angazhimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues në procese të tjera këtë të mërkurë.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, nën akuzat për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Prokuroria pretendon se është provuar tej çdo dyshimi se Beleri i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë para për votat që ai do të siguronte për të në zgjedhje.

Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026