Flet për herë të parë për Euronews Albania, djali i Fredi Belerit
Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka folur për herë të parë pas arrestimit të të atit, dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ai theksoi se është në një situatë shumë të vështirë, duke shpresuar se e vërteta do të dalë në dritë.
Ai theksoi se në lidhje me të atin është bërë shkelje flagrante, duke i mohuar të atit një proces të rregullt gjyqësor. Sipas tij akuzat ndaj të atit janë politike dhe të sajuara.
“Është një situatë shumë e vështirë për mua. Do të doja të flasë për atë që ju intereson më shumë juve. I referohem këtu kryesisht shkeljes që i bëhet prej 7 muajsh të zgjedhurit për një objekt të supozuar dhe sigurisht që flasim këtu për një të drejtë që të kemi nëj gjyq të drejtë. Të gjiha këto janë shkelur dhe shkelen në mënyrë flagrante”-tha ai.
I pyetur në lidhje me komunikimin me të atin, Petro Beleri tha: “Unë përpiqem dhe vij shumë shpesh që ta takojë tim atë. Është shumë i vështirë komunikimi me të, Babai im ka besimin se herët ose vonë e vërteta do të dalë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë