A funksionon drejtësia në Shqipëri? Djali i Belerit: Babai im ra pre e mashtrimit

6 Dhjetor 2023 | 13:42

Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania është shprehur se nëse drejtësia në Shqipëri do të funksiononte në mënyrë të pavarur babai i tij do ishte në krye të detyrës që i takon.

Arrestimin e Belerit, i biri e konsideron si rrëmbim duke shtuar se i ati ra pre e një mashtrimi që iu bë.

Mes tjerash ai nënvzoi se objektivi i të atit është që të zhvillojë Himarën.

“Drejtësia në Shqipëri duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Nëse kjo do të ndodh atëherë shumë shpejt do të bëhen gjërat e kuptueshme. Domethënë, babai im të shkojë në pozitën e caktuar dhe e gjithë kjo skenë që është stisur në mënyrë kaq të keqe të bjerë në tokë. Objektivi i popullit himariot por dhe i babait tim është të mos krijojë probleme por të zhvillohet Himara dhe integrimi i Shqipërisë në familjen europiane.  Kam qenë në kontakte të vazhdueshme me tim atë. Bëhet fjalë për një rrëmbim. Ne e pamë të gjithë se si u bë ai rrëmbim dhe këtë dikush e përkthen si arrest i menjëhershëm. Ne kemi pamjet e atij arestimi. Bëhet fjalë për një mashtrim, babai im ra pre”-tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se dëshmitarët që kanë dëshmuar kundër Belerit janë të paguar në polici, ndërsa shtoi se janë thënë shumë gjëra që sipas tij nuk janë të vërteta.

“Dëshmitarët që kanë thënë për tim atë janë paguar nga policia. Është dhe një dëshmitarë tjetër që është komandanti i postës së policisë së Himarës që tha se i kanë dhënë para dëshmitarët e kanë udhëzuar Arsen Ramën që të ngrejë këtë skenë por askush nuk mbante mend nëse kishte korrupsion në zgjedhje. Askush nuk mbanin mend shumë gjëra, por mbanin mend vetëm atë skenë që kishin ngritur ata vetë.”-tha Petro Beleri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024