Reforma Zgjedhore, Rama: Kanë ndryshuar kohët, bëhet dhe pa komision bipartizan

10 Janar 2024 | 15:31

Kryeministri Edi Rama foli në përfundim të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë në Shëngjin dhe në lidhje me ligjet që kërkojnë 84 vota në parlament.

Rama tha se nevoja e këtyre ligjeve nuk do ta detyrojë maxhorancën që të pranojë kushtet e atyre që kërkojnë të imponohen me nëpërmjet forcës fizike në parlament.

Kreu i qeverisë la të kuptohet se reforma zgjedhore mund të bëhet dhe jashtë komisionit bipartizan të cilit i përfundon afati pas disa muajsh.

Ai tha se komisioni i reformës zgjedhore nuk është një normë ndërkombëtare dhe Shqipëria mund ta zgjidh këtë çështje sipas praktikave të shteteve fqinje të BE-së.

“Njerëzit që duhet të dalin nga burgjet për arsyet që parashikon amnistia dhe për uljen e mbingarkesës në burgje, nuk e meritojnë të qëndrojnë aty brenda si viktima të keqkuptimit poltik. Nuk ka asnjë shans që kjo të na bëjë ne të pranojmë keqkuptimin. Kjo nuk mund të na bëjë ne që përdorimi i forcës fizike si instrument force të na imponohet për argumente me të cilat nuk jemi dakord. E njëjta gjë dhe për reformën zgjedhore. Do mbarojë afati i komisioni dhe do vijojmë pa komision. Komisioni është vijim i një tradite të krijuar bipartizane, por nuk është një normë ndërkombëtare, por asnjë normë europiane. Parlamente të tjera dhe po ju marr vetëm dy parlamente të BE në anën tjetër të detit dhe në jug të vendit, nuk ngrenë komisione parlamentare dhe nuk i kanë vetes detyrimin “o të bie dakord gjithë parlamenti o nuk bëhet reforma zgjedhore”. I bëjnë reformat zgjedhore me votat që kanë aty, kur i kanë, kur nuk i kanë vahzdojnë ashtu. Kanë ndryshuar kohët, një komision bipartizan me një partizan me një partizan dhe me 7 ballistë nuk e bën dot. Duhet të kesh 2 partizanë, nuk i kemi më, kemi një partizanë dhe 7 ballist nga krahu tjetër”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026