Përdhunimi i 18-vjeçares shqiptare në Greqi nga vëllai i njerkës, Zyka zbulon detaje

11 Janar 2024 | 07:55

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar vrau kunatin pasi ky i fundit i përdhunonte vajzën që kishte më gruan e parë, për 9 vite me radhë.

Doktor Luan Zyka, kryetar i komunitetit shqiptar të Selanikut, është shprehur në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews se 33-vjeçari përdhunoi për 9 vite me radhë 18-vjeçaren, përmes shantazhit me anë të videove intime.

Zyka zbuloi po ashtu se të dyja familjet, si ajo e 50-vjeçarit, ashtu edhe ajo e 33-vjeçarit, ishin nga Skrapari.

Ai tha se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet të shihet disi më thëllë, në problematikat e familjeve shqiptare që jetojnë e punojnë në Greqi.

“Ngjarja është tragjike, tragjike për babain, i cili ndodhet në burg me një fëmijë të helmuar. Unë kam biseduar dje me Policinë e Volosit, u interesuam për gjendjen psikike të babait dhe vajzës. Pranë tyre ka organe të caktuara psikologjike.

Vajzën e ka përdhunuar vëllai i njerkës, jo vëllai i nënës. Çështja ka të bëjë me problemet e familjes shqiptare emigrante. Janë nga Skrapari të dy familjet, edhe i ati i vajzës dhe përdhunuesi 33-vjeçar. Një njeri i familjës që të përdhunojë për 9 vite fëmijën dhe pjesëtarët e tjerë të mos e marrin vesh… Ai e shantazhonte për të marrë para.

Vajza ishte studente dhe qiradhënësi i thotë që vajza jote nuk ka paguar paratë. Këtu u zbulua kjo ngjarje. Autori i dyshuar shantazhonte vajzën me video të marrëdhënieve seksuale, për t’i marrë para. Nëse kjo është e vërtetë, ai ka qenë një mostër psikologjike”, tha Zyka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026