Lufta në Kosovë| “U abuzua, e vranë para dasmës”- Aktivistja: Historia e 18-vjeçares
Aktivistja Luljeta Selimi ka thënë se rastet e dhunës seksuale ndaj grave e vajzave në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999 kanë qenë të shumta.
Në Euronews Albania Selimi rrëfeu një rast që sipas saj është më i rëndi i abuzimit seksual të kryer nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
Ajo tregoi historinë e një 18-vjeçareje e cila u përdhunua pak kohë përpara se të martohej dhe që më pas ndërroi jetë.
“Do ta veçoja një zonjë që gjatë luftës kishte qenë 18-vjeçare. Ajo është përdhunuar, gjatë asaj kohe kishte qenë e fejuar dhe kishte planifikuar me të fejuarin që pas përfundimit të luftës do të martoheshin.
Familja e vajzës i kishte thënë dhëndrit që vajza të shkonte me të, por dhëndri i kishte thënë që jo, është mirë të qëndrojë me ju, sepse unë do të shkoj të luftoj.
Dhe gjatë luftës ajo përdhunohet dhe vdes. Në ditën e parë kur u fut KFOR në Kosovë me gazetarët u futa dhe unë. Këtë kufomë e nxora nga liqeni i Vërmicës, e nxora duke menduar se ishte gjallë sepse uji po lëvizte kufomën, por kur e nxora ajo ishte e vdekur”, tha Selimi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë