Flet 12-vjeçarja e abuzuar në Pogradec: Do martoheshim kur të rritesha
Një 29-vjeçar nga fshati Vërdovë i Pogradecit u arrestua nga policia dy ditë më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Në një intervistë për Euronews Albania jashtë kamerave, 12-vjeçarja ka pranuar se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin prej 1 viti e gjysmë dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj.
Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për t’u martuar kur ajo të rritej. Sipas saj, marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin por pa dijeninë e nënës.
Pas denoncimit e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore ndërkohë që është marrë në pyetje disa herë nga psikologia.
Ndërkohë nëna e 12-vjeçares deklaroi për mediat këtë të hënë se e ka kuptuar dy muaj më parë që vajza e mitur abuzohej nga 29-vjeçari, pasi i kishte dëgjuar mbrapa derës, por nuk kishte denoncuar pasi kishte frike nga bashkëjetuesi i saj.
“Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni. Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy. Vajza më thotë e kam si vëlla por mendoj se bëjnë lojë me mua.
Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda.Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani.
Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”,-tha nëna e 12-vjeçares.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë