“E mori e ëma”- Gazetari: Sa vjeç ishte e mitura kur u lidh me të riun në Pogradec
Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka zbuluar të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë ku një 12-vjeçare u abuzua seksualisht nga një 29-vjeçar.
Përmes një lidhje në emisionin “Good Morning Albanians”, Shkëmbi tha se e mitura ishte 10 vjeçe kur nisi lidhjen me të riun.
Ai tha gjithashtu se ishte e ema e 12-vjeçares e cila e kishte marrë me vete të miturën 3 vite më parë, kur kishte shkuar të bashkëjetonte me të atin e 29-vjeçarit.
“Ka qenë Policia ajo që fillimisht ka lajmëruar arrestimin e 29-vjeçarit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Ka qenë e ëma e 12 vjeçares ajo që ka bërë raportimin në Polici. E ëma e 12 vjeçares ka bashkëjetuar për gati 3 vite me të atij e 29 vjeçarit.
Ajo me vete ka marrë edhe vajzën të cilën e kishte me ish-bashkëshortin dhe kanë shkuar në fshatin Vërdovë. Aty ka nisur gjithçka mes minorenes 10-vjeçares në atë kohë dhe 27-vjeçarit në atë kohë. Fillimisht në prani të psikologes minorenia ka mohuar kategorikisht”, tha Shkëmbi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë