Dokumentacioni për parqe fotovoltaike, Balluku-bizneseve: Mos bini pre e abuzimit
Të gjithë operatorët privatë, të cilët duan të bëhen pjesë e sektorit të energjisë, duhet të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e abuzimit duke blerë dokumentacione. Kjo ishte thirrja me të cilën zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ju adresua sipërmarrësve gjatë konferencës përmbledhëse për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se bizneset janë të mirëpritura për të dhënë kontributin e tyre në sektorin energjetik, por të ndjekin procedurat e rregullta ligjore, dhe të mos bien pre e blerjes së dokumentacionit, pasi të gjitha ato kanë një afat skadence.
“I bëj thirrje të gjithave entiteteve, në Republikën e Shqipërisë, private, të cilat dëshirojnë të futen në fushën e energjetikës, janë të mirëpritur dhe janë të lutur madje që të kontribuojnë, proceset janë shumë të thjeshta. Mjafton që të përmbushin kushtet përsa i përket truallit, përsa i përket vendndodhjes, studimit teknik, fuqisë financiare që keni, që është shumë e rëndësishme dhe nuk ka nevojë të tregtoni pasi të gjitha këto miratime përfundimtare paraprake do të kenë një afat skadence”, tha Balluku.
Ministrja theksoi më tej se të gjitha miratimet, si përfundimtare, edhe paraprake do të kenë një afat të mirëfilltë skadence, ndërsa duke ju drejtuar biznesit nënvizoi se do të blejnë diçka të cilën nuk do të mund ta implementojnë dot pasi dot të skadojë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Balluku: Korsi shtesë në secilin krahë
- Balluku prezanton projektet infrastrukturore: Nga Veriu në Jug, pa hyrë në Tiranë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë