“Tempulli”/ U kapën me doza kanabisi, arrestohen pranë shkollës 2 persona në Tiranë

11 Janar 2024 | 10:59

Dy persona në Tiranë, D. Gj., 26 vjeç dhe A. B., 26 vjeç janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke  shitur doza kanabisi në afërsi të një shkolle në “Rrugën Bardhyl” në Tiranë.

Sekuestrohen doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, një grirëse metalike dhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Rrugën Bardhyl, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në këtë rrugë, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 26 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, dhe një grirëse metalike.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave.

Lënda narkotike, së bashku me grirësen metalike dhe automjetin që përdorej nga këta shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026