I përdhunoi vajzën, avokati “zbulon” 24 orët që çuan shqiptarin në vrasjen e kunatit

11 Janar 2024 | 10:25

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, pasi ai i kishte përdhunuar të bijën që kishte nga martesa e parë për 9 vite me radhë.

Sipas mediave të huaja, avokati i babait 50-vjeçar tha se vajza u kishte thënë motrave të saj në përgjithësi për ngacmime seksuale, jo përdhunime, pa përmendur emrin e personit.

Po ashtu, avokati shpjegoi se klienti i tij “nuk e pranon se ishte vrasës dhe pohon se nuk ishte në gjendje të qetë shpirtërore kur ndodhi krimi.”.

Siç tha ai, “babai është njoftuar në orët e mëngjesit të së hënës për të sqaruar se çfarë po bëhej me paratë e qirasë. Pas një bisede me vajzën e tij ai u informua për përdhunimet dhe shantazhet por vajza nuk e zbuloi identitetin e personit. Ata vijnë në zyrën time të hënën në mëngjes për të diskutuar se si të merren me problemin. Domethënë po bëheshim gati të bënim padi, duke pritur që vajza të na tregonte se kush ishte personi. Se kush ishte, babai e mori vesh në orët e para të së martës pas presionit të vazhdueshëm ndaj vajzës së tij”.

Sipas avokatit të 50-vjeçares, vajza kishte videot në të cilat 33-vjeçari e shantazhonte por nuk ia tregonte babait të saj: “Ajo që i tregoi ishin mesazhet që vërtetonin atë që ai thoshte.”

Avokati Vasilikos e përfundoi përshkrimin e tij duke thënë se “që nga mëngjesi i së martës kur ai (babai) e mori vesh deri të martën pasdite nuk kemi pasur asnjë kontakt. Pas ngjarjes ai ishte në gjendje tragjike, më tregoi se çfarë kishte ndodhur dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohej”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026