Kurti: Asociacioni nuk është prioritet për normalizimin e raporteve me Serbinë

11 Janar 2024 | 12:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është top prioriteti për normalizimin” e marrëdhënieve me Serbinë – por Marrëveshja bazë mes dy vendeve.

Kurti i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili, teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, tha se Asociacioni duhet të formohet, por jo duke krijuar një mikro-shtet brenda Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin irlandez, më 11 janar, Kurti kërkoi që çështja e draft-statutit të Asociacionit mos veçohet, siç tha ai, nga paketa e marrëveshjes bazike.

“Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike, andaj të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin ose Asociacionin si një çështje”, tha Kurti, derisa shtoi se “nga 11 nenet e Marrëveshjes bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia”. Për këtë, ai kërkoi reagim nga Bashkimi Evropian.

“Ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por edhe për respektim dhe mos-shkelje të saj. Kjo është arsyeja kryesore pse kemi kërkuar të ketë nënshkrim të marrëveshjes”, tha Kurti.

Më 22 dhjetor 2023, përmes një shkrimi në Facebook, Kurti propozoi që ai dhe ministrat e tij ta shkruajnë një statut për formimin e Asociacionit.

Te enjten, në Prishtinë, Kurti tha se “kam shprehur aftësi vetjake për ta shkruar dhe le ta diskutojmë por të mos ngatërrojmë hierakrinë e gjerave: marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe vetëm më pas mund të flasim për asociacionin”.

Ndërkaq, homologu irlandez i Kurtit tha se themelimi i Asociacionit “duhet të bëhet edhe në koordinim me [komunat veriore të Kosovës], dhe nuk dua të shoh që të kemi një mikro-shtet të krijuar brenda Kosovës, kjo nuk do të ishte diçka e dobishme për të ardhmen”, tha ai.

Udhëheqësi irlandez ka thënë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për zhvillim të mëtejmë të vendeve.

Varadkar ka thënë, po ashtu, se është e rëndësishme që “stabiliteti të konsolidohet në Kosovë”, duke shtuar se nuk dëshiron të shohë “kthim të skenave të dhunshme si ato në maj dhe në shtator”.

Pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Varadkar shprehu mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, shkruan REL.

Irlanda është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, në vitin 2008.

“Kryeministri Kurti dhe unë pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës dhe më shumë endje do ta përkrah Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet, dhe të fillojmë edhe procesin e negociatave me Bashkimin evropian për anëtarësim edhe atje”, tha ai.

Varadkar tha se qëndrimi i qeverisë irlandeze është që masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës të largohen.

Pas takimit me Kurtin, në vizitën e tij të parë në Kosovë, kryeministri irlandez është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026