Kopjoi punimet e studentëve të tij, largohet nga puna profesori në Zvicër
Një profesor është larguar nga puna pasi i kishte kopjuar punimet e studentëve të tij. Rasti ka ndodhur në Zvicër, ku Wolfgang Stolzle, akuzohet për plagjiaturë.
Universiteti i Sankt ka njoftuar se Stolzle, i cili mbante pozitën e drejtorit i Institutit të Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit, i kishte përdorur punimet e studentëve të tij dhe nuk i kishte cituar burimet.
Sipas mediave zvicerane, ai ishte pezulluar fillimisht në qershor të vitit të kaluar, por u largua nga puna në momentin që hetimet vërtetuan pretendimet e ngritura nga universiteti.
Wolfgang Stolzle, akuzohet se kishte kryer “shkelje të konsiderueshme të rregullave”, shkruan gazeta zviceriane.
Stölzle, nga ana e tij, i referohet parashtrimit të tij të datës 4 shtator 2023 si pjesë e seancës së tij ligjore, e cila, sipas tij, hedh poshtë plotësisht konstatimin e shkeljes së rregulloreve përkatëse zyrtare dhe si rrjedhojë masat e mëtejshme.
Ai i cilëson të pabazuara akuzat e bëra ndaj tij në mënyrë anonime nga punonjësit dhe thekson se në raportin e komisionit thuhet gjithashtu se universiteti duhet të marrë masa. Ai nuk sheh asnjë dëmtim të reputacionit të universitetit.
Gjatë 20 viteve të fundit, Stölzle ka qenë një nga profesorët më të njohur të logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit në vendet gjermanishtfolëse.
Ai ka punuar në universitetin në Zvicër që nga viti 2004, i cili është një nga shkollat kryesore të biznesit në Evropë dhe në mbarë botën. Në atë kohë ai mori drejtimin e katedrës për menaxhimin e logjistikës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut