Merkato e janarit| Sancho zyrtarisht lojtar i Dortmund, Bayern blen tek Tottenham
Jadon Sancho është rikthyer në shtëpi, kështu e kanë cilësuar tifozët verdhezi kalimin e britanikut në Dortmund. Sulmuesi do të qëndrojë në formë huazimi deri në fund të sezonit në Bundesligë, ndërsa më pas do të rikthehet në Manchester. 23-vjecari duhet të kthehet në formën optimale, në mënyrë që më pas t’i bashkohet djajve të kuq në objektivat e tyre. Kujtojmë se dhe përgjatë viteve 2017-2021, Sancho ka luajtur në Gjermani, aty ku me fanellën verdhezi numëron 137 paraqitje, ku ka shënuar 50 gola dhe 64 asiste.
Qëndrimi i Sancho në Dortmund do të zgjasë deri më 30 qershor 2024. Lëvizjet në Bundesligë janë të paktë, një tjetër akord i arritur është ai mes Bayernit të Mynihut dhe mesfushorit Eric Dier. Britaniku 29-vjecar i cili mund të luajtë si mbrojtës dhe mesfushor, ka kryer testet mjekësore dhe pritet të prezantohet në orët në vijim tek rekordmenët e Gjermanisë. Vlera e paguar drejt Tottenham është 4 mln euro. Trajneri Tuchel e ka mirëpritur futbollistin, duke e cilësuar si një domosdoshmëri në skuadër.
Sulmuesi francez, Anthony Martial ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite, teksa përgjigje negative ka pasur dhe për Fenerbahce në Turqi. 28-vjecari i cili ka humbur vendin e titullarit tek Manchester United, nuk dëshiron të ndryshojë vendbanim, duke këmbëngulur se mund të fitojë minutazh tek djajtë. Kontrata e tij skadon në qershor, ndërsa kujtojmë se u ble vite më parë nga Monaco për 60 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta